Haxhinasto Shqiperia mbeshtet integrimin e Maqedonise ne NATO
Zevendeskryeministri dhe ministri i jashtem i Shqiperise Edmond Haxhinasto konfirmoi sot mbeshtetjen per integrimin e Maqedonise ne NATO dhe theksoi nevojen per hetime te mirefillta te incidenteve te fundit nderetnike si edhe denimin e autoreve. Zoti Haxhinasto ndodhet sot per nje vizite ne Shkup ku bisedoi me autoritetet maqedonase lidhur me bashekpunimin ne me shume fusha. Zoti Haxhinasto dhe autoritetet maqedonase thane se incidentet e fundit nuk mund te prishin marredheniet e shkelqyera mes dy vendeve.
Ministrat e puneve te jashtme te Shqiperise dhe Maqedonise Haxhinasto dhe Poposki thone se marredheniet midis dy vendeve jane shume te mira dhe dinamike. Vizita e zevendeskryeministrit dhe minister i jashtem Edmond Haxhinasto ne Shkup behet pas incidenteve te dhunshme midis te rinjve maqedonas dhe shqiptare. Zoti Haxhinasto tha se marredheniet nderetnike ne Maqedoni duhet te zhvillohen ne baze te marreveshjes se Ohrit e cila qendron ne themel te integrimit te shoqerise se Maqedonise. ai theksoi interesn per bashkepunim ne luften kunder kriminalitetit dhe cdo incidenti qe mund te ndodh ne te dy anet e kufirit.
Keto incidente gjithsesi nuk arrijne te cenojne bashkepunimin e shkelqyer qe ekziston midis Shqiperise dhe Maqedonise. Qendrimi yne eshte shume i qarte Kemi kerkuar hetim te plote te ngjarjeve. Kemi kerkuar qe institucionet e zbatimit te ligjit te vene perpara drejtesise personat pergjegjes. Kemi kerkuar gjithashtu qe te gjithe perfaqesuesit politik te tregojne maturi qetesi dhe mbeshtetje per institucionet e zbatimit te ligjit per trajtimin e ketyre rasteve.
Ministri maqedonas i Puneve te jashtme Nikolla Popovski tha se cdo gjest qe mund te jete fyes per miqt dhe fqinjet si ne Shqiperi pashtu edhe ne Maqedoni duhet te denohet dhe te trajtohet ne kuader te institucionetve te sistemit.
Ministri shqiptar Haxhinasto duke iu pergjigjur pyetjeve te gazetareve nese e kishte pare videon duke u djegur flamuri maqedonas ne Burrel tha se e kishte pare edhe flamurin shqiptar te digjej Gjera qe nuk duhej ndodhur sepse simbolet kombetare jane te shenjta per cdo komb dhe qytetar tha ai.
Zoti Haxhinasto duke folur per pakicat ne Shqiperi tha se Shqiperia eshte shembulli i mire i respektimit te te drejtave te pakicave qe deshmohet dhe nga Keshilli i Evropes.
Dy ministrat njoftuan se brenda nje kohe te shkurter do te mblidhet komisioni i perbashket nderqeveritar nje mekanizem ky per te konkretizuar synimet e dy vendeve. Shqiperia dhe Maqedonia kane interes per zhvillimin e bashkepunimit ne fushen e e infrastrukturtes energjise turizmit dhe te shkembimeve ekonomike.
Zoti Haxhinasto tha se eshte me rendesi qe sa me shpejte te ratifikohen marreveshjet per levizjen e qytetareve vetem me karta identiteti.
Zyrtari i larte qeveritar shqiptar u prit edhe nga presidenti Gjorgje Ivanovkryetari i Parlamentit Trajko Veljanovski nga kryeministri Nikolla Gruevski ndersa pati takime edhe me koleget e tij zevendeskryeminstrat Musa Xhaferi e Teuta Arifi si dhe me drejtues te partive politike shqiptare.
Ali Ahmeti kryetar i Bashkimit Demokratik per Integrim tha pas takimit te mbajtur ne Ambasaden shqiptare se i kishte kerkuar ministrit Haxhinasto qe Shqiperia ti ndihmoje Maqedonise ne rrugen drejt Natos te beje lobim sepse eshte ne interes strategjik politik dhe rajonal shte ne interes per paqen dhe qendrueshmerine e rajonit qe Maqedonia te ze vendin e merituar ne strukturat e Natos tha zoti Ahmeti.
Edmond Haxhinasto priti dhe nje delegacion te Partise Demokratike Shqiptare prej deputetesh dhe anetare te kryesise se partise te cilet i kane four per incidentet e fundit ne Shkup e Tetove dhe si nxitese te tyre e shikojne qeverine e Maqedonise.