Vrasja, KSHH: Akti kriminal, duhet më tepër siguri
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), dënon ashpër aktin kriminal dhe rithekson domosdoshmërinë për më tepër siguri dhe stabilitet si dhe marrjen e masave efektive për parandalimin dhe koordinimin e luftës kundër kriminalitetit.
TIRANE - Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), dënon ashpër aktin kriminal që i mori jetën përfaqësuesit të popullit, Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Fatmir Xhindi. “Kjo vrasje ka prekur dhe ka tronditur rëndë mbarë opinionin shoqëror”- shkruhet në njoftimin për shtyp që KSHH shpërndau në lidhje me ngjarjen .
Duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta familjarëve dhe të afërmëve të viktimave “KSHH i bën thirrje organeve të specializuara shtetërore që të angazhohen maksimalisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij krimi me rrezikshmëri të theksuar shoqërore. Hetimi i shpejtë, objektiv dhe i gjithanshëm i kësaj ngjarjeje kaq të rëndë dhe të dhimbshme do të zbulojë motivet e vërteta që kushtëzuan kryerjen e saj”.
KSHH rithekson domosdoshmërinë për më tepër siguri dhe stabilitet si dhe marrjen e masave efektive për parandalimin dhe koordinimin e luftës kundër kriminalitetit në tërësi dhe mbrojtjen e jetës së njeriut në mënyrë të veçantë.
(s.g/BalkanWeb)