Durrës, aksidenti për vdekje kalimtarin, ndalohet drejtuesi i mjetit
Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar paraditen e djeshme një drejtues automjeti, disa orë pas një aksidenti që shkaktoi vdekjen e një 42-vjeçari. Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes rreth orës 22:30 në aksin rrugor Sukth-Manëz, në afërsi të mbikalimit hekurudhor, 9 km larg Durrësit.
Sipas burimeve policore, Sajmir Bajlozi, 42 vjeç, banues i fshatit Radë, që po udhëtonte me një motoçikletë tip "papaq" pa targë ka humbur jetën pasi është goditur për vdekje nga autovetura tip Benz me targë DR 99 21. burimet e policisë pohuan se drejtuesi i autoveturës, Dashamir Lamaj është ndaluar menjëherë pas aksidentit dhe materialet poceduriale për veprën penale të "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" do ti kalojnë për hetime të mëtejshme prokurorisë së rrethit të Durrësit