Bogdani, karton ne vend te golit
Erjon Bogdani eshte aktivizuar 90 minuta, ne ndeshjen e djeshme, ndaj Romes. Sulmuesi shqiptar ishte pjese e Kievos, ne Olimpiko dhe eshte ndeshkuar ne pjesen e pare me karton te verdhe, per nje nderhyrje te parregullt. Sulmuesi kuqezi, ashtu si ne te gjitha javet e kaluara, ka zhvilluar nje ndeshje te pelqyeshme. Kievo e ndali Romen, duke shenuar nje surprize tjeter. Bogdani mund te kishte shenuar golin e 300-te per Kievon ne Seria A, nese do te kishte gjetur rrugen e rrjetes ndaj Romes. Gjate pjesemarrjes ne Seria A, Kievi ka shenuar gjithsej 299 gola. Sidoqofte, barazimi pa gola i shenuar ndaj romanisteve eshte cilesuar i shkelqyer nga trajneri i Kievos, Di Karlo.