E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE-OSBE: Integrimi proces përgjegjshmërie, bashkëpunoni

TIRANË-  Në Tiranë u zhvillua Konferenca e gjashtë e Komisioneve Parlamentare të Integrimit të vendeve të MSA-së. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli në nisje të saj deklaroi edhe njëherë se qëllimi i Shqipërisë është integrimi në BE, një qëllim ky kombëtar, sic tha ajo që bashkon të gjithë shqiptarët.

“Uroj që Shqipëria të mund ta marrë statusin e vendit kandidat. Nuk ka qënë një rrugë e thjeshtë, ka pasur pengesa, poe asnjë forcë politike nuk mund t’i ikë këtij objektivi kombëtar që bashkon të gjithë shqiptarët”, deklaroi Topalli.

Sipas kryetares së Kuvendit, Integrimi në BE është tashmë “një proces që nuk mund të ndalet”. Integrimi për Shqipërinë, sic tha Topalli më tej shihet si një proces rritjesh standartesh, në ekonomi, legjislacion, edukim, në fushën e të drejtave.

“Ne e ndjejm veten europanë ne qendrojmë në mes të Evropës, Kohët e fundit kemi bërë progres për reformat, është në proces reforma parlamentare dhe ajo zgjedhore. Besoj që deputetët e parlamentit kanë vullnetin për ta cuar më tej procesin”, theksoi ajo.

Sequi: Integrimi proces përgjegjshmërie
Gjatë fjalës së tij në konferencë, ambasadori i BE-së në vendin tonë, Ettore Sequi, theksoi domosdoshmërinë e përmbushjes së 12 rekomandimeve të BE-së, në mënyrë që Shqipëria të ecë përpara në rrugën drejt unionit europian.

Sipas ambasadorit Sequi, bashkëpunimi politik mbetet thelbësor për integrimin.

“Integrimi është proces përgjegjshmërie, duhet bashkëpunim. 12 prioritetet kusht për të ecur para drejt integrimit. Veprimtaritë e Komisioni i Integrimit, me rëndësi.”- deklaroi ambasadori i BE-së.

Wolfarth: Reforma zgjedhore me rëndësi për demokracinë
Edhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth deklaroi se integrimi duhet të jetë në krye të axhendës në Shqipëri, duke nënvizuar rëndësinë e besimit mes aktorëve politikë në vend.

Wollfarth kërkoi përshpejtimin e reformës në çështjen e pronave, duke deklaruar se në këtë drejtim legjislacioni është konfliktual. Ambasadori Wollfarth u ndal edhe në reformën zgjedhore, duke e cilësuar mjaft të rëndësishme për demokracinë.

"Një reformë zgjedhore përbën një pikat nga më të rëndësishme për ta çuar më tej zhvillimin demokratik. Reforma kërkon një kuptimshmëri në nivelin politik, dështirë politike. Besimi ndërmjet aktorëve kryesorë është me rëndësi në mënyrë që kjo reformë të finalizohet në kohën e duhur”- deklaroi  ambasadori i OSBE-së.

(ma.ar/er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera Meta: Në Europë duhet të flasim me një zë, dialogu politik me rëndësi VIDEO: Topalli: Integrimi në BE qëllim kombëtar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›