E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASAKER për vijën e ujit, vriten dy vëllezër, plagosen tre gra e një i ri

Share

Dikur thonin se për vijën e ujin bëhen më shumë vrasje. Aq e frikshme duket kjo shprehje sa çështë e vërtetë. Para pak kohësh u tha se një vrasje për gjakmarrje në Dukagjin ndodhi për një vijë uji. Tani një tjetër masakër në Pukë, sërish për një vijë uji

 

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Mardhnac në komunën Qelë në Pukë.

Dy vëllezër janë vrarë dhe katër persona janë plagosur, njëra në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit, kur Paulin Markaj së bashku me bashkëshorten, djalin dhe nipin e tij po ktheheshin në shtëpi pasi kishin festuar ditën e Shën Palit. Kur ishin vetëm 100 metra larg banesës së vëllait të Paulinit, Hil Markaj, ata u ndeshën me pritën e burrave të fisit Përmakaj, të cilët i qëlluan me breshëri automatiku. Për pasojë humbi jetën 45-vjeçari Paulin Markaj dhe u plagos bashkëshortja dhe nipi i tij, Alfons Markaj 25 vjeç, ndërsa ka shpëtuar mrekullisht i biri.

Me të dëgjuar breshërinë e armëve, vëllai i tij Hil Markaj dhe bashkëshortja e tij doli në oborrin e shtëpisë, ku u qëllua për vdekje nga fqinjët e tij, të cilët u larguan më pas nga vendi i ngjarjes. Plumbat kapën edhe bashkëshorten e tij Anxha Markaj, e cila u plagos rëndë.

Pak orë pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Bardhok Përmakaj, edhe ky i plagosur me disa plumba, dhe 32-vjeçarit Fran Përmakaj, ndërkohë që është vënë në ndjekje të disa anëtarëve të tjerë të fisit Përmakaj, që mendohet se kanë marrë pjesë në këtë masakër.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›