E Shtunë, 31 Tetor 2026

A është ushtria zgjidhje për problemin e Lazaratit?

Share

Krismat e armëve po bëhen të zakonshme në Lazarat këto kohë. Policia ka tentuar disa herë të fotografojë të mbjellat, por e ka pasur të vështirë pasi është përballur me armët e njerëzve që ruajnë fshatin. Të gjithë e dinë se mbillet kanabis dhe mbillet mirë, por policia nuk guxon të futet në fshat. Gazeta Shqip shkruan sot se punonjësit e policisë thonë se zgjidhja është që aty të futet ushtria. Nuk ka zyrtarë policie që flasin me emër, por gazeta shkruan se ky variant është diskutuar shpesh. Kjo gjë do e vendoste Shqipërinë në listën e vendeve të ngjashme me Meksikën ku bandat e drogës luftohen me ushtri. Ndërkohë përplasjet mes bandave të drogës në Shqipëri po ashtu shënojnë viktima, siç janë disa vrasje të bujshme në Tiranë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›