Fjeti një natë me kufomën e gruas së vrarë, dënohet me 13 vjet burg
Ylli Mansaku është dënuar me 13 vite burg, pasi akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij dhe ka fjetur me kufomën një natë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në dhjetor të vitit 2011 në komunën Ndroq të Tiranës. Ylli Mansaku përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, ndaj do vuajë 13 vite burg.
Ai vrau të shoqen, Shpresa Mansaku, me të cilën kishte shumë grindje. Mësohet se Ylli Mansaku kishte një lidhje jashtëmartesore dhe atë e konsumonte në sytë e familjarëve. Ai e merrte të dashurën e tij në shtëpi dhe kryente aty marrëdhënie. Për këtë arsye, ai e keqtrajtonte bashkëshorten shpesh. Kulmi arriti më 19 dhjetor kur ai e qëlloi Shpresën me kallashnikov. Më pas mori trupin e saj dhe e shtriu në krevat. Aty fjeti me të deri mëngjesin e nesërm. Më pas doli në fshat dhe vetëm në orën 16:00 njoftoi vëllain për krimin monstruoz.