E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, terrorizoi fshatin me armë, pranga 44-vjeçarit

Arrestimi në flagrancë i shtetasit, Xhelil Isak Gjata, 44 vjeç, banues ne fshatin Pervall, u bë rreth orës 23:45 minuta të mbrëmjes së shkuar, pasi orësh tentative të policisë për ta prangosur.

44-vjeçari, ka hyrë me armë gjatë ditës së djeshme në ambientet e komunës Lunik duke terrorizuar punonjësit, ku ka dëmtuar e thyer dyert e zyrave. Pas këtij veprimi, ka shkuar në lokalin e shtetasit N.G, ku nën kërcënimin e armës u ka marrë tre personave 47.000 (dyzetë e shtatëmijë) lekë.

Arsyen e të gjitha këtyre veprimeve, 44-vjeçari mësohet se e ka marrë pasi nuk i është dhënë ndihma sociale nga ana e komunës. Në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit një mitralozi i lehtë model 56, si dhe 5.400 leke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›