E Diel, 1 Nëntor 2026

Premci: Lazarati nuk mund t’i beje karshillek shtetit

“Qarku juaj ka qene dhe mbetet gjithmone problematik ne kultivimin e bimeve narkotike”, ka pohuar dje drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, ne nje takim ne qytetin e Gjirokastres. Sipas tij, terrenet e thyera dhe pa pronare te lumit te Bences, zonat e thella te Krasit, Prongjia, Kurveleshi dhe Lazarati jane disa prej pikave problematike te hartes se kultivimit te lendeve narkotike ne Qarkun e Gjirokastres. “Fenomeni Lazarat mbetet edhe sot e gjithe diten shqetesues dhe pavaresisht masave te mara nga Policia e Shtetit dhe organeve te qeverisjes lokale, situata ne kete komune vazhdon te ngelet problematike”, tha Prenci. Sipas tij, “ka ardhur koha qe keto dhe masat e tjera te japin rezultatet e pritura ne Lazarat si ne tere vendin, per te fshire Shqiperine nga harta e vendit te origjines per prodhimin e bimeve narkotike”. “Banore te vecante te fshatit Lazarat nuk mund t’i bejne karshillek ligjit, nuk mundet qe ne nje fshat, si Lazarati, nje pakice kultivuesish te lendeve narkotike te hedhin balte mbi imazhin e tere zones”, ka pohuar Premci.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›