E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, falsifikonin dokumente zyrtare, arrestohen 4 persona

KORCE – Policia e Korcës përmbylli me sukses operacionin e koduar “Porosia e fundit” dhe arrestoi 4 persona nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare. 

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit Kostaq Gjoka, Izajmir Duro, Jani Shabani, Thimi P., të cilët akuzohen për falsifikim të dokumenteve zyrtare, si pasaporta biometrike, pasaporta të huaja, leje për drejtimin e automjeteve dhe leje qarkullimi. 

Sipas policisë, të arrestuarit kërkonin rreth 500-1200 euro për dokumentet e falsifikuara. 

Pas kontrollit në banesat e tyre, të arrestuarve iu gjetën vula institucionesh, pasaporta e patenta të falsifikuara të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu po në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan edhe një pistoletë dhe një sasi tritoli.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›