E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e gjyqtarit, Burgaj: Jemi shumë pranë zbardhjes

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj deklaroi se grupi hetimor është shumë pranë zbardhjes së atentatit që i mori jetën gjyqtarit, Skerdilajd Konomi në Vlorë. Ai deklaroi për mediat se lëvizjet e funksionarëve më të lartë të policisë së Vlorës, u influencuan edhe nga atentati, që i mori jetën gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Këtë deklaratë, ai e dha pas takimit që pati me homologun e tij, austriak Herbert Anderl. Burgaj theksoi në fjalën e tij se lëvizjet në polici janë normale dhe janë në shërbim të përforcimit të rendit.
“Ndryshimet e drejtorëve janë ndryshime që ndodhin shpesh në polici, edhe për shkak të kësaj ngjarje. Sigurisht që ka ndikuar”, u shpreh ai.

Në fjalën e tij Burgaj theksoi edhe bashkëpunimin e frytshëm me policinë austriake si dhe eksperiencën e kësaj të fundit dhënë për policinë tonë. Nga ana e tij Drejtori i Policisë Austriake, ishte në të njëjtën linjë me Burgajn duke vlerësuar bashkëpunimin dypalësh, si mjaft të frytshëm.


“Bashkëpunimi dhe lufta e përbashkët kundër krimit, ka gjithmonë nevojë për thellim të mëtejshëm, ndaj duhet të forcojmë kontaktet tona. Gjatë kësaj vizite, qëllimi ynë është t`i shërbejmë qytetarëve dhe së bashku, këtë mund ta arrijmë më mirë sesa veç e veç”, u shpreh ai.
 

Kohët e fundit, Drejtori i Policisë, Burgaj ka patur një sërë takimesh me homologët e tij në funksion të rritjes së bashkëpunimit ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›