E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gumi Mazhoranca ska asnje hezitim per te rishikuar ligjet me 84 vota

Nga ana e mazhorancës, nuk ka asnjë hezitim për të rishikuar ligjet me 84 vota dhe një herë në komisionin përgjegjës, siç kreu i deputetëve socialistë Ruçi, kërkoi gjatë Konferencës së Kryetarëve.

Në këtë frymë u hartua dhe kalendari i punimeve, i cili dominohet në përbërjen e tij nga këto ligje, një pjesë e mirë e të cilave, siç vë në dukje sekretari i komisionit të Ligjeve Gumi, vërtet nuk ka pasur votën pro apo kundër, por fryma pozitive në favor të tyre nuk ka munguar gjatë shqyrtimit të parë në komision.

Sipas Gumit, tashmë është koha që opozita të lërë tonet deklarative, duke kaluar në veprime konkrete, qoftë dhe për të provuar seriozitetin e saj në kuadër të kursit të ri që thotë se ka nisur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›