Marreveshja, Thaci: Historike, Kosova hyn ne epoke normaliteti
Kosova dhe Serbia kane hapur nje kapitull te ri me marreveshjen e arritur vetem dy dite me pare. Keshtu u shpreh dje, kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, ende entuziast pas kthimit nga Brukseli mbi marreveshjen e arritur. Te dyja vendet, sipas tij, tani e kane te hapur perspektiven evropiane, si dhe theksoi se Kosova, do te shtrije autoritetin e saj ne gjithe territorin, perfshire edhe veriun. “Kosova, perfundimisht, me marreveshjen e arritur po hyn ne epoken e normalitetit. Tani, si institucione e shoqeri duhet t’i kanalizojme te gjitha perpjekjet dhe energjite tona ne zhvillimin ekonomik te vendit dhe permbushjen e reformave demokratike. Rruga drejt Bashkimit Evropian do te jete e gjate dhe do te kerkoje transformime rrenjesore dhe tani e tutje ky do te jete prioriteti yne kryesor”, - theksoi kryeministri kosovar. Nga ana tjeter, partite politike ne Prishtine vazhdojne ta komentojne marreveshjen prej 15 pikash te arritur ndermjet kryeministrave te Kosoves dhe Serbise, Hashim Thaci e Ivica Daciq. Dy partite opozitare, Lidhja Demokratike e Kosoves dhe Levizja Vetevendosje kane shprehur pozicione te ndryshme ne lidhje me kete marreveshje. LDK me disa verejtje ka mbeshtetur arritjen e marreveshjes dhe pret qe ajo te zbatohet. Ndersa Vetevendosje ka kundershtuar ne teresi ate, duke e vleresuar si sabotim te shtet ndertimit te Kosoves. Duke hyre me ne detaje, Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Isa Mustafa, ne parim e mbeshteti marreveshjen e Brukselit por kerkoi nga faktori nderkombetar qe te ushtroje trysnine e nevojshme mbi Beogradin qe marreveshja te zbatohet edhe ne praktike. “Natyrisht qe nuk mund te pritet gjithmone qe dialogu t’i ploteson te gjitha pritjet dhe kerkesat qe ne i kemi pasur. Por, shpresojme qe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te kontribuojne qe Serbia te implementoje ate qe ka marre si obligim nga ky dialog, ne menyre qe te mos interpretohet me dy kuptimesi, nga organet e Kosoves dhe atyre te Serbise, dhe te mundesohet qe permes kesaj marreveshje te ushtrohet pushteti ne gjithe territorin e Republikes se Kosoves”, - tha Mustafa. Me kritik, kreu i Vetevendosjes, Albin Kurti, tha se 15 pikat e marreveshjes jane te demshme dhe kunder shtet ndertimit te Kosoves. Sipas tij, me kete marreveshje, Serbia ka realizuar synimet e saj per te mos lejuar shtrirjen e pushtetit te shtetit te Kosoves ne veri, perderisa kryeministri Thaci, ka pranuar pa asnje kusht marreveshjen e ofruar. “Kjo marreveshje eshte sabotim i perbashket i shtet-ndertimit te Kosoves ndermjet Thacit dhe Daciqit. Kjo marreveshje eshte marreveshje me te cilen Thaci e Daciqi e deshtojne shtet-ndertimin ne Kosove dhe Serbia legjitimohet dhe forcohet Brenda shtetit te pavarur te Kosoves qe serish nuk njihet nga ana e Serbise”, - reagoi Kurti.
“Asociacioni i komunave do te funksionoje me ligjet e Kosoves dhe do t’i kete po ato struktura qe i ka asociacioni aktual i Kosoves, pa karakter legjislativ apo ekzekutiv”, - u shpreh dje kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci. Per te permbushur edhe anen procedurale te marreveshjes, Thaci ka bere te ditur se ka thirrur seance te jashtezakonshme te Kuvendit te Kosoves, te dielen ne oren 20:00.
Mustafa mbeshtet marreveshjen
Kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves, Isa Mustafa, ne parim e mbeshteti dje marreveshjen e Brukselit por kerkoi nga faktori nderkombetar qe te ushtroje trysnine e nevojshme mbi Beogradin qe marreveshja te zbatohet edhe ne praktike. “Natyrisht qe nuk mund te pritet gjithmone qe dialogu t’i ploteson te gjitha pritjet dhe kerkesat qe ne i kemi pasur. Por, shpresojme qe BE dhe SHBA do te kontribuojne qe Serbia te implementoje ate qe ka marre si obligim nga ky dialog, ne menyre qe te mos interpretohet me dy kuptimesi, nga organet e Kosoves dhe atyre te Serbise”, - tha Mustafa.
Thaci njeh Mustafen me marreveshjen me Bruksel
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, takoi dje ne Prishtine liderin e Lidhjes Demokratike te Kosoves ne opozite, Isa Mustafa, duke e njoftuar ate ne detaje ne lidhje me rrjedhen e dialogut te zhvilluar pak dite me pare ne Bruksel dhe “marreveshjen e perafruar” nga kryeministrat e Kosoves dhe te Serbise. Me tutje, sic njofton zyra e shtypit, Thaci ka theksuar se me kete marreveshje eshte arritur te ruhet ne teresi Kushtetua dhe ligjet e Kosoves dhe ato do te zbatohen ne tere territorin e Kosoves, dhe ne kete menyre mundesohet integrimi i asaj pjese te Kosoves. Po ashtu, kryeministri u shpreh se “jane hapur rruge per normalizimin e raporteve ne mes dy shteteve dhe popujve”. Nga ana e tij, Kryetari i LDK-se, Isa Mustafa, i ka dhene perkrahje parimore marreveshjes dhe u pajtua per menyren e procedimit te metejme te “marreveshjes se perafruar”, - thuhet ne fund te njoftimit te bere publik nga zyra e shtypit te kryeministrit.