Tentoi te vrase, merr 8 vjet
Tirane- Tentoi te vrase per pronen, Gjykata e Tiranes e denon me 8 vjet burg nje te moshuar. Osman Tuzi 71-vjec, banor ne fshatin Ibe, eshte denuar dje per vrasjen e nje bashkefshatari te tij. Trupi gjykues ka ndryshuar dje vepren penale nga "vrasje me paramendim mbetur ne tentative" ne "vrasje me dashje mbetur ne tentative", kjo per vete faktin qe vepra penale nuk ka qene e planifikuar me pare, por e castit. Ne arsyetimin e vendimit gjyqtari Kreshnik Omari, tha se ngjarja ka ndodhur me 25 shkurt te vitit te kaluar, ne fshatin Ibe te komunes se Berzhites ne Tirane. I pandehuri Osman Tuzi mesohet se diten e ngjarjes te jete konfliktuar me Neki Cenaliun, per nje truall. Por debati mes tyre ka degraduar ne konflikt. Sipas hetimeve Tuzi ka nxjerre pushken e fshehur dhe ka qelluar ne drejtim te 51-vjecarit. Si pasoje, Neki Cenaliu ka marre disa plage te lehta dhe per te shuar konfliktin, qe mund te kishte pasuar viktima te tjera, kane nderhyre te pranishmit. I plagosuri, i cili ishte mbuluar me gjak u dergua me urgjence ne spital ku mori ndihmen e nevojshme. I pandehuri pas dorezimit te tij ne Komisariatin numer 1, ka dorezuar edhe armen tip pushke, si dhe 350 fisheke luftarake "model" 56, te cilet u sekuestruan ne cilesine e proves materiale". Tuzi gjate marrjes ne pyetje por edhe gjate gjykimit te tij, ka pranuar autoresine e krimit. Gjate deklarimeve ai ka pohuar se ishte ne gjendje te rende shendetesore nga nje semundje dhe per shkak te moshes se madhe. Kjo ka qene edhe nje nga arsyet, perse Prokuroria e Tiranes vendosi gjykimin e tij ne gjendje te lire. Pas leximit te ngjarjes trupi gjykues e ka shpallur fajtor te moshuarin, per vepren penale te "vrasjen me dashje mbetur ne tentative", e denoi me 8 vjet burg dhe shpalljen fajtor per vepren penale te "armembajtjes pa leje", e denoi me 1 vit burg. Ne aplikim te bashkimit te denimeve, i pandehuri Osman Tuzi u shpall fajtor dhe u denua me 8 vjet burg.
8
Vjet
Burg eshte denuar dje i moshuar nga Gjykata e Tiranes, per vepren penale te "vrasjes me dashje, te mbetur ne tentative". I moshuari u gjykua me vepren penale te "vrasjes me paramendim", por akuza iu ndryshua gjate shpalljes se vendimit.
Ngjarja
Nga hetimet dyshohet se ngjarja ka pasur zanafillen e saj, pas nje sherri per konflikt pronesie. I pandehuri dyshohet se ka gjetur te demtuarin ne pronen e tij dhe me pas ka marre pushken, duke e qelluar ate lehte.