E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e keshilltarit te komunes dy ne kerkim

Ish anëtari i këshillit të komunës Shën Koll në lezhë, 43-vjecari Tonin Gjoni është vrarë mbrëmë në qendër të fshatit. Policia ka mundur të identifikojë dy autorët e dyshuar të kësaj ngjarje dhe i ka shpalluar ata në kërkim. Dyshohet se Pëllumb Nika 38 vjec dhe Ridvan Luli 26 vjec kanë debatuar ashpër me viktimën pak minuta para vrasjes dhe në momentin që Gjoni ka qenë duke u kthyer në banesë ata e kanë qëlluar me armë zjarri në një pritë. 

Nga hetimet e policisë është përjashtuar pista e ekzekutimit për shkak të detyrës që ka mbajtur 43 vjecari nën logon e PSV 91 në këshillin e komunës. Policia ka gjetur të braktisur automjetin e dy autorëve të dyshuar të krimit me targa të Tiranës pranë qendrës shëndetësore në fshatin Gajush. Nga kqyrja e makinës së tyre janë merrë hollësi të tjera që po ndihmojnë zbardhjen e ngjarjes dhe ndalimin e autorëve.

Lindita Kokaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›