Matura 2012 dalin koeficientetper lendet me zgjedhje
TIRANE- Ministria e Arsimit dhe Shkences ka publikuar koeficientet e lendeve me zgjedhje dhe ata te llojit te shkolles se mesme. Koeficientet e lendeve me zgjedhje jane te ndryshme ne varesi te deges qe te rinjte preferojne te nisin studimet e larta. Per te vleresuar nje lende universitete mund te perdorin pese te tille 1 1.1 1.2 1.3 dhe 1.4. Lenda qe nje fakultet e vlereson me pak per shkak se nuk ka shume afersi me profilin e saj i jepet koeficienti me i vogel pra ai 1 dhe keshtu me radhe ndersa lenda qe vleresohet me shume nga fakulteti merr edhe koeficientin maksimal ate 1.4. Koeficientet e lendeve me zgjedhje jane te rendesishem per maturantet pasi para se te shenojne lendet qe do te japin provim me deshiren e tyre duhet te dine edhe se cfare note i jep secili fakultet kesaj lende. Ta zeme nese nje maturant do te nise studimet e larta te Ekonomiku prane UT-se dhe merr si lende me zgjedhje Biologjine e thelluar e ka koeficientin 1.4 por nese do te nise studimet te Historia e UT-se dhe zgjedh po Biologji e Thelluar e ka koeficientin 1.1 dhe kjo diference koeficientesh krijon nje diference prej 300 pikesh ne renditjen perfundimtare. Nderkohe qe po dje MASH ka publikuar edhe koeficientet e llojit te shkolles se mesme te cilet ashtu si ata te lendeve me zgjedhje jane 5 ku maksimali i jepet profilit te shkolles qe ngjan me shume me fakultetin qe ke zgjedhur dhe me i vogli atij qe ka me pak ngjashmeri.