Vrasja e komisarit, Rama: Krimi epërsi ndaj shtetit

Rama shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit. “Dua te ngushëlloj e inkurajoj sot çdo komisar e polic të ndershëm ne përballjen me krimin me gjithë kushtet e patolerueshme të punës së vet. Vrasja Adem Tahirit alarm buçitës për epërsinë që ka marrë krimi mbi shtetin dhe pasigurinë e kudondodhur ne gjithë territorin e vendit. Adem Tahirin e kam njohur dhe ishte një djalë nga ata qe i quajmë "zotni"! Ngushëllimet më të ndjera për familjen e miqtë në Tropojë e kudo”, shkruan Rama në Twitter.
Për ngjarjen reagoi edhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, ku shpreh ngushëllimet për familjen. “Vrasja në krye të detyrës të individëve që i shërbejnë shoqërisë dhe kombit shqiptar është një moment hidhërues për të gjithë qytetarët. Akte të tilla kriminale duhet të gjejnë përgjigjen e menjëhershme të strukturave shtetërore, të cilat duhet dhe do ta fitojnë betejën e vazhdueshme me krimin. PDIU gjendet në krah të gjithë shqiptarëve në uniformë, të cilët punojnë dhe kanë përkushtuar jetën e tyre në shërbim të atdheut, shtetit dhe shoqërisë shqiptare”, thekson deklarata.
Gjithashtu edhe Fryma e Re Demokratike shpreh ngushëllime për vrasjen e Kryekomisar Tahirajt dhe shqetësim për gjendjen e sigurisë në vend. FRD thekson se "ky është një akt i rëndë kriminal, një ngjarje tronditëse dhe një goditje direkte e krimit ndaj institucioneve të shtetit dhe të drejtësisë". FRD kërkon gjithashtu nga organet e rendit dhe të drejtësisë nxjerrjen e kriminelëve përgjegjës që kanë kurajën të godasin me armë shtetin, simbolet dhe mbrojtësit e tij. Ngjarja e rëndë u shënua ditën e djeshme në Katund-Sukth, ku kreu i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, u vra në krye të detyrës, ndërsa policia ka arrestuar edhe autorin kryesor të vrasjes, shtetasin Ilir Xhakja. /Start/
2012-09-14 14:54