E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD kontroll gjykatave për dosjen ndaj vrasësit të komisarit

Urdhri u dha sot nga nënkryetari i KLD-së, Elvis Cefa, ku kërkohet që Inspektorati i këtij Këshilli, do të verifikojë veprimtarinë gjyqësore të realizuar nga gjykatat, në shqyrtimin e akuzave penale, në ngarkim të të pandehurve, autorë të ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e shkuar, ku mbeti i vrarë me disa plumba shefi i Komisariatit të Shijakut, Kryekomisar Adem Tahiraj.

Policia ka arrestuar autorin, i cili akuzohet për disa vrasje dhe krime të tjera duke nisur nga viti 1994 e më pas, e duke kulmuar në vrasjen e mbrëmshme. Pavarësisht krimeve të kryera, ai qëndronte i lirë. /Start/

                                                                                             2012-09-14 14:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›