Hapet panari ndërkombëtar i teknologjisë Shqipëri-Kinë

Hapet panairi ndërkombëtar i Teknologjisë dhe Investimeve Shqipëri -Kinë ku marrin pjesë 100 kompani kineze. Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e hapjes ambasadori i Kinës në Shqipëri Je Hao deklaroi se për shkak të krizës ekonomike që ka përfshirë një sërë vendesh po kërkohen tregje të reja.
Kreu i bashkisë së Tiranës ndërkohë ftoj bizneset kineze që të investojnë në planin urbannistik të kryeqytetit. Kryetari i Bashkisë prezantoi gjithashtu edhe të gjitha lehtësirat që ofrohen për të bërë biznes.
Interesi i kompanive dhe shtetit kinez është të vlerësojnë drejtpërdrejtë mundësinë e investimeve dhe bashkëpunimit prodhues dhe tregtar me partnerët vendorë. Ky panair organizohet prej Konfindustrisë Shqipare dhe është edicioni i pestë që realizohet.