E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aplikimi në BE, Borchardt:Mos u nxitoni

Qeveria Gjermane nuk ua rekomandon asnjë vendi të Ballkanit të aplikojë për statusin kandidat ne Bashkimin Europian, përfshirë Shqipërinë, duke shuar kështu shpresën e qeverisë shqiptare për një aplikim brenda presidencës ceke. Kështu është shprehur Ambasadori gjerman në Tiranë Bernd Borchardt i cili ka theksuar se vendet e ballkanit nuk duhet të nxitohen për të aplikuar pasi Bashkimi Europian duhet të rregullojë më parë çështjet e brendshme të saj. Borchard ka këshilluar qeverinë të përqendrohet te zgjedhjet e qershorit pasi ato janë shumë të rëndëishme për proceset integruese. Diplomati gjerman porosit që duhet të përfundojë sa më shpejt dhe me sukses procesi i pajisjes së zgjedhësve me letërnjoftime elektronike. Amabsadori Gjerman është shprehur se Shqipëria nuk është prekur nga kriza ekonomike botërore, dhe një shembull i mirë për këtë janë investimet e reja që po bëhen në vend .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›