Lohan:Jo,lëvizjeve në administratë

Kreu i delegacionit të Këshillit Europian Helmuth Lohan është shprehur sot se lëvizjet e shpeshta në administratën publike mund të rrezikojnë fondet. Sipas tij duhet stabilitet në administratë sepse ndryshe mund të shkojnë dëm fondet e akorduara nga BE-ja. Gjithashtu Lohan ka shtuar se BE-ja do të monitorojë situatën në administratën publike.. Ai ka kërkuar nga partitë politike të bashkëpunojnë së bashku për këtë projekt të rëndësishëm me një shumë prej 200 milionë eurosh, e cila jepet nga BE-ja si asistencë për periudhën e para anëtarësimit. Deklaratat e Lohan, u bënë gjatë një seminari me ministrin e Financave Ridvan Bode.