E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, bum gjyqesh ne Gjykaten e Sarandes

SARANDE - Gjykata e Sarandes i eshte neshtruar analizes dje, nen drejtimin e zevendeskryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu. Gjate vitit 2008, ceshtjet e pronesise, ato te vjedhjeve dhe te kalimit klandestin te kufijve e funksionimi i tij si trafik, kane qene nder me problematiket per kete institucion. Qe ne fillim te analizes Spahiu deklaroi se, Gjykata e Sarandes, eshte nder institucionet ne vemendje te te vecante te Keshillit te Larte te Drejtesise. Nga ana e tij, kryegjyqtari i Sarandes, Alltun Cela, gjate raportimit te punes se kryer nga kjo gjykate per vitin e kaluar u ndal ne permiresimet e bera, ne drejtim te cilesise dhe korrektesine e gjykimit. Gjithashtu ai foli dhe per aplikimin e politikave te njejta denimi per vepra te njejta etj. "Puna e trupes se gjyqtareve, - u shpreh Cela, - ka qene me serioze e profesionale, e cila, duke qene edhe me e mbeshtetur nga nje logjistike bashkekohore, ka rritur besueshmerine e qytetareve tek drejtesia". Ne diskutimin e saj kryetarja e gjykates se Apelit ne Gjirokaster, Marie Qirjazi tha se, permiresimet e cilesise se punes se gjyqtareve, jane pare ne kontekstin e prishjes ne nivelin e dyte te gjykimit per vendime te marra nga gjykata e Sarandes.

B. Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›