E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e policit në postbllok, arrest në burg për Edmir Kolecin

Gjykata  e Krimeve të Rënda ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest në burg” për Edmir Kolecin, personin i cili akuzohet se aksidentoi për vdekje policin Selman Lena dhe la të plagosur efektivin tjetër Preng Lleshi.

Trupi gjykues e ka shpallur Kolecin fajtor për akuzat “vrasje me dashje në rrethana të tjera cilësuese” si dhe “plagosje me dashje”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e së shtunës ku polici Selman Lena, 41 vjeç humbi jetën dhe Preng Lleshi u plagos rëndë pasi u përplasën nga automjeti tip BMV i drejtuar nga Koleci.

Sipas policisë, makina me targa greke nuk i është bindur kërkesës së policëve për të ndaluar për kontroll dhe duke ecur me shpejtësi ka goditur postbllokun, i cili ishte me shenja dalluese dhe kone paralajmëruese.

Dëshmori i Atdheut, Selman Lena baba i tre fëmijëve prej 22 vitesh shërbente në strukturat e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dijë se një hetim është nisur nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, hetim i cili ka si synim të vërtetojë reagimin që kanë patur kolegët e Selman Lenës, por edhe për të parë mënyrën sesi ishte i vendosur postblloku i ngritur nga forcat e Komisariatit numër 5 mbrëmjen e të shtunës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›