Malaj si kandidat i pavarur: Mandati im për të mbrojtur PS-në nga neodiktatorët
Kandidati i pavarur për deputet Arben Malaj ka garantuar sot se do të zhvillojë një fushatë pozitive.
I shoqëruar nga ish kreu i PS-së, Fatos Nano, Malaj ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku ka prezantuar strategjinë e tij si kandidat i pavarur në Vlorë.
Malaj gjithashtu ka theksuar se vendimi për të kandiduar si I pavarur ka qënë mjaft i vështirë por ka qënë një vendim në shërbim të socialistëve. Ai gjithashtu nuk ka lënë pa sulmuar edhe kreun e PS-së Edi Rama.
“Partia Socialiste është mbi gjithçka por mënyra për ti shërbyer asaj është e ndryshme nga individë të ndryshëm. Vendimi për të kandiduar si i pavarur është i vështirë dhe aspak i lehtë, është emocioni i së nesërmes për ta bërë PS-në fituese dhe të dobishme për sfidat që ka vendi që nuk janë të lehta. Marrja e këtij vendi është ndjenjë përgjegjësie. Mandati im do të jetë në shërbim të socialistëve për ta mbrojtur PS-në nga tendencat neodiktatoriale” tha Malaj.
Malaj theksoi gjithashtu se do të bëjë gjithçka që të marrë mandatin e tetë të socialistëve në Vlorë ndërsa premtoi se mandai i tij nuk do të shkëmbehet me asnjë post qeverisës.
“Socialistët në Vlorë kanë marrë 7 mandate. Ne do të bëjmë maksimumin që të marrim mandatin e 8-të dhe ta përdorim për të mbështetur integrimin e vendit. I garantoj se mandati im politik nuk do të shkëmbehet me asnjë karrige qeveritare, po do të jetë një mandat në parlament që do ti shërbejë qytetarëve të Vlorës tha Malaj.
Nano: Ja përse mbështes Arben Malajn si kandidat i pavarur në Vlorë