E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shakespeare apo De Vere?

Regjisori gjerman Roland Emmerich ka pranuar se filmi i tij më i ri, ‘Anonymous’, i cili e vë në pikëpyetje autorësinë e dramave të Shakespeare-it, do të zgjojë kontradikta në rrethet e studiuesve. Nga Express më 06 shtator 2011 në ora 15:28

‘Anonymous’ e përshkruan bardin si kloun të paqartë, duke e bërë fisnikun Edward de Vere shkrimtarin e vërtetë të dramave.

Dike folur në një debat, Emmerich tha: “E di se është e diskutueshme dhe për këtë arsye unë kam kërkuar diskutim”.

Ai është më shumë i njohur me filmat blockbuster të ngarkuar me efekte speciale sikurse janë ‘Independence Day’, ‘Godzilla’ dhe filmi ‘2012’.

Në filmin ‘Anonymous’ paraqiten Rhys Ifans si de Vere – konti i Oksfordit i shekullit 17, Rafe Spall në rolin e Shakespeare dhe aktorja Vanessa Redgrave në rolin e Mbretëreshës Elizabeth I.

“Arti duhet të provokojë”, i tha Emmerich audiencës së Unionit anglishtfolës në Mayfair.
“Se Shakespeare nuk i ka shkruar dramat është vetëm një prej skandaleve të shumta që ky film do t’i nxjerrë në shesh”.

Duke e kaluar provën, Emmerich i ka shikuar akademikët nga të dy anët e argumentit të angazhuar në një debat të gjallë, të transmetuar drejtpërdrejt në internet.

Debati ka qenë pjesërisht i organizuar nga Sony Pictures, që do ta lëshojë filmin më 30 shtator.

Propozimi ka qenë që William Shakespeare nga Stratford-upon-Avon është autor i dramave dhe poemave që i atribuohen atij.

Duke e mbështetur këtë propozim, studiuesi i Shakespeare-t, Profesor Michael Dobson nga Kolegji Birkbeck, tha: “I jam shumë mirënjohës regjisorit Roland Emmerich për nënvizimin perfekt të zhanrit dhe personazhit të asaj që quhet rasti i Oksfordit”.

Megjithatë, Dr William Leahy, udhëheqës i Shkollës së Arteve në Universitetin Brunel, e ka pikturuar një portret të Shakespeare-t si një ‘oportunist’ që ka vjedhur veprën e atyre përreth tij dhe e ka pranuar si të tijën.

Ai ka shtuar: “Gjashtë nënshkrimet që i ka lënë... janë shkruar me një shkrim dore të ndryshëm nga dikush që e ka kaluar jetën duke shkruar. Ato duken sikur të ishin shkruar nga një shimpanze që mban dorëza”.

Charles Beauclerk, president i Shoqërisë De Vere, tha se Hamleti ka qenë ‘një ekspoze e Gjykatës Elizabetiane’ e shkruar nga Konti i Oksfordit.

Drama ka qenë politike, tha ai, kështu që autorësia i është besuar Shakespeare-t për ta depolitizuar atë në arenën publike.

“Me Shakespeare-n si autor, Hamleti bëhet një tregim i parrezikshëm rreth një princi të vjetër danez”, tha ai.

Por Rev Dr Paul Edmondson, udhëheqës i mësimit në Shakespeare Birthplace Trust, i ka hedhur poshtë argumentet anti-Shakespeare.

“Pothuajse të gjithë kandidatët alternativë janë aristokratë, të arsimuar apo të dyja”, tha ai. “Ithtarët e tyre e shikojnë Shakespeare-n si një njeri të thjeshtë të paedukuar”.

Ai shtoi: “William Shakespeare nga Stratford-upon-Avon i ka shkruar dramat dhe poemat që i atribuohen atij. Autorësia e tij nuk është venë në pikëpyetje deri në vitin 1856. Nëse nuk do t’i kishte shkruar ai, atëherë duhet të besojmë se mijëra njerëz gjatë kohës së tij kanë qenë në një komplot të tmerrshëm. Mendoj se nuk ka qenë kështu”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›