E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e policit, shtohen kontrollet në Shkup

Ministria e Brendshme ndërmori mbrëmë aksion të gjërë pas rastit të vrasjes së pjestarit të njësisë speciale Afrim Arifi dhe dy të tjerëve të plagosur.

Në të gjitha pikat strategjike në disa rrugë të Shkupit janë vendosur njësite policore duke kryer kontrolle ndaj personave dhe makinave të dyshimta, duke arrestuar edhe disa që konsiderohen si të dyshuar.

Pjesëtarët e njësisë policore speciale për një orë bllokuan në mbrëmje rrugën kryesore në Çair të Shkupit, me ç’rast janë arrestuar dy persona. Ministria e Brendshme ka forcuar masat e sigurisë dhe kontrollet edhe në pikat kufitare dhe në akset e rëndësishme rrugore në dalje të Shkupit.

Në mesditën e djeshme sipas njoftimit të policisë u vra një pjestarë i njësisë Alfa, Afrim Arifi (39), ndërsa dy tjerë janë plagosur, pasi që ndaj tyre ishte shtënë me armë zjarri nga një makinë e tipit “Golf” në afërsi të Fakultetit Matematiko Natyror. Sipas ministrisë, sulmi është kryer nga persona të panjohur me armë automatike.(INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›