E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutimi i elitave të kombit

“Gjembat e flakëve djegin” shfaqet në prag të 29 Nëntorit, data jo e çlirimit, por e lindjes së diktaturës

“Gjembat e flakëve djegin” dokumentari i shfaqur mbrëmë në mjediset e Pallatit të Kulturës, është fokusuar vetëmnë një segment të epokës së krimeve të diktaturës komuniste. Është goditja e rëndë që ra mbi elitën kulturore të kombit në periudhën 1944-1956. Ky dokumentar i kushtohet të pushkatuarve, të burgosurve dhe të internuarve në radhët e intelektualëve, klerit dhe politikanëve. Regjisori Esat Teliti, në bashkëpunim me Tomorr Alikon, i mbijetuar i ferrit komunist, kanë treguar një version të ngjarjeve të ndodhura në atë periudhë. Emra dhe foto të viktimave, trupa që nuk u mësua dot kurrë ku përfunduan, janë dëshmi konkrete që sjell dokumentari. Mbishkrimet në muret gjysmë të rrënuara të qelive dhe disa dëshmitarë të kohës në moshë të thyer janë të narratorët e kësaj historie. Një prej tyre është edhe bashkëskenaristi Tomorr Aliko, që ka udhëtuar në burgjet e Shkodrës, Gjirokastrës, Beratit dhe Kuçovëspër të dokumentuar një pjesë të hidhur të historisë së Shqipërisë.

Dokumentari u shfaq nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) në vigjilje të festës së çlirimit për të treguar që ajo që do të kremtojmë pas pak ditësh është fillimi i diktaturës dhe jo çlirimi nga nazifashistët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›