Vrasja e rojeve kufitare në Kazikastan, akuzohet një ushtar

Një roje kufitare është akuzuar për vrasjen e 14 kolegëve të tij dhe të një rojtari të pyllit në Kazakistan. Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i prokurorit të përgjithshëm Nurdaulet Suindikov i cili ka theksuar se ushtari Vladislav Çelak i ka pranuar vrasjet që ndodhën javën e kaluar në një postbllok të largët në juglindje të Kazakistanit, përgjatë kufirit kazako-kinez.
Zëdhënësi tha se një "konflikt i brendshëm" brenda njësisë ka çuar në vrasjet, por nuk dha hollësi të mëtejshme.
Sipas zëdhënësit, 15 persona u vranë në mëngjesin e 28 majit, ndërsa shumica e tyre ishin duke fjetur.