Vrasja e taksistit arrestohen 3 minorene

Zgjerohet harta e dyshimeve per autoret e vrasjes se taksistit Fredi Talelli ne Korce. Policia e Lezhes ka bere shoqerimin e tre minoreneve dy nga fshati Ishull Lezhe i Lezhes dhe njeri nga qyteti i Lacit.
Te shoqeruarit i perkasin datelindjes se vitit 1994. Shoqerimi i tyre eshte bere pasi nga kryerja e hetimeve dyshohen te kene lidhje apo dijeni mbi vrasjen e taksistit Fredi Talelli.
Gjate kontrollit te ushtruar ne banesen e minorenit nga Laci eshte gjetur nje automatik model 56 dhe nje kreher me fisheke qe dyshohet se eshte arma e vrasjes se taksistit.
Gjithashtu ne nje kanal kullimi ne fshatin Ishull Lezhe eshte gjetur nje targe automjeti DV 203 A qe i perket automjetit taksi te Talellit.
Edhe vrasesi i arrestuar nga policia eshte nje adoleshent. Ndersa bashkepunetoret e tij jane dy 21 vjecare.