Tenton te vrase per nje cope toke
Per disa metra toke, tenton te heqe qafe bashkefshatarin e tij. Policia e Librazhdit ka nisur procedimin penal ndaj Gezim Alles, 27 vjec, me banim ne fshatin Borove, pasi per motive pronesie ka tentuar te vrase me mjete rrethanore Agim H., 56 vjec, me banim ne kete fshat. I demtuari eshte derguar ne spital dhe ndodhet ne gjendje te rende shendetesore, pasi ka marre plage te shumta ne koke dhe trup qe i rrezikojne jeten. Policia nisi menjehere hetimet duke zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ketij krimi mes bashkefshatareve.
F. S.
F. S.