E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, tre zjarre ne qytet, deme materiale

Rikthehen zjarret ne Elbasan. Gjate dites se djeshme u regjistruan 3 vatra ne rrethinat e qytetit. Vatra e pare u identifikua rreth ores 16:00 ne fshatin Jatesh te komunes Paperr. Ne kete vend zjarri shpertheu ne nje vresht. Per shkak te eres zjarri ka pesuar perhapje te shpejte me gjithe nderhyrjen e zjarrfikesve. Vetem rreth mbremjes eshte arritur te izolohet zjarri. Demi llogaritet i konsiderueshem per shkak te djegies se siperfaqeve me vreshta. Ekspertet jane duke bere nje bilanc te demeve. Ne te njejten kohe ne Elbasan, eshte regjistruar nje vater zjarri ne vendin e quajtur "Ullishta", ne afersi te lagjes "5 Maji". Si pasoje kane marre flake shkurret dhe disa rrenje ullinj. Nderkohe nje kalimtar i ka vene zjarrin nje grumbulli plehrash ne afersi te teatrit "Skampa" ne qytet, qe ka krijuar panik te kalimtaret.

F. S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›