E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e taksistit rrefehen autoret

/ /

Pikerisht adoleshentin ka identifikuar policia bazuar dhe ne deshmite e te arrestuarve si personin qe terhoqi kembezen e armes automatike duke i marre jeten 35-vjecarit baba i dy femijeve.
Policia e Elbasanit ka bere te ditur se bashke me te ne momentin e krimit ka qene edhe 21-vjecari Elkero Ravani po nga Bilishti si dhe i arrestuari tjeter Domeniko Kumrija 19 vjec banor i qytetit te Elbasanit. Pasditen e djeshme u vu ne pranga edhe K. Papleka 17 vjec nga Lezha i cili gjate diteve pas ngjarjes i kishte ndihmuar autoret te fshihnin armen e krimit. Grupi hetimor ka marre deshmine e te arrestuarve te cilet kane pranuar autoresine dhe kane rrefyer ne policine e Elbasanit skenarin e ngjarjes qe tronditi Devollin.
Sipas deshmise se tyre pasditen e se dieles 21 nentor ata e kane marre taksistin nga Bilishti me pretekstin se do te shkonin drejt Pogradecit. Ravani eshte ulur ne sediljen ne krah te shoferit ndersa Kumrija dhe 16-vjecari Xhacka qe mbante edhe armen mbrapa. Pasi jane nisur ata i kane kerkuar Talellit qe te merrte nje drejtim ndryshe nga ai i zakonshmi ne nje rruge midis fshatrave Korite e Podgorie pasi dilej me shpejt ne superstraden e Korces ne afersi te fshatit Petrushe. Kjo rruge eshte e
rrahur pak nga mjetet. Hezitimi i taksistit ka bere qe ata ta detyronin te merrte drejtimin e kerkuar nen kercenimin e armes. Gjate udhetimit midis fshatrave Korite e Podgorie ata kryen vrasjen. Taksisti eshte qelluar nga 16-vjecari me nje plumb ne brinje. Pas vdekjes tre djemte e kane hedhur trupin e 35-vjecarit ne nje distance te afert nga rruga duke e fshehur pas nje ferre. Pasi i kane marre aparatet celulare 140 euro dhe 4 mije leke autoret jane nisur drejt Elbasanit. Gjate rruges jane ndaluar ne nje varreze makinash duke nderruar targen me nje gjermane. Policia tha se destinacioni i te rinjve ka qene Elbasani pasi nga atje ishte dhe kusheri i tyre Domeniko Kumrine. Ketij te fundit ata i kerkuar ti ndihmonte per te shitur makinen. Pasi lane mjetin ne Elbasan ata u rikthyen per ne Bilisht. Domeniko Kumria u kishte marre persiper qe ta shiste makinen. Ai eshte vene ne levizje ne Elbasan duke marre kontakt me pronarin e nje pike servisi per te bere pazar mbi shitjen e mjetit. Fillimisht i riu ka tentuar ta shese ate 4 mije euro por me pas mesohet se kane rene ne pazar per vetem 2 mije euro. Pronari i servisit ka pranuar ta bleje ne kete shume makinen pasi ajo ishte thuajse e re por nderkaq i ka kerkuar Kumrise qe shitja te behej me akt noterial. Duke ditur se mjeti ishte i grabitur Kumria eshte terhequr nga pazari me pronarin e servisit dhe eshte larguar duke vene ne dijeni edhe kusheririn e tij ne Bilisht se nuk po arrinte te shiste. Nderkaq zhdukja e taksistit u be publike nga te afermit e tij ndaj duke pasur friken e kerkimeve te policise tre personat e perfshire ne kete ngjarje vendosen te zhdukin mjetin. Ata e hodhen ne lume me qellim qe ajo te fundosej. Por mjeti ngeci ne gurre dhe ashtu i dukshem u zbulua pasi policia u njoftua nga banoret e zones.
Hetimet intensive te policise kane siguruar nje lidhje midis pronarit te servisit ku u tentua te shitej makina dhe personit nga Elbasani Domeniko Kumria qe mori persiper ta shiste. Oficere te policise te veshur civile u nisen nga Elbasani drejt Bilishtit duke kryer arrestimin e dy autoreve te dyshuar nderkaq para tyre ishte arrestuar edhe Kumria. Ata fillimisht kane qene kontradiktore me njeri-tjetrin ne deshmine e dhene por me pas rrefyen gjithcka kishte ndodhur ndersa u bene edhe udherrefyes te policise per ti cuar ne vendin ku kishin hedhur viktimen.
Banore te zones por edhe barinj kane kaluar aty prane por nuk kane mundur te shohin trupin e viktimes per faktin se ai ishte fshehur midis nje ferre dhe nje are te mbjelle. Ai eshte gjetur permbys ne gjendje te dekompozuar ndersa kishte shenje te dukshme te plages se marre nga arma automatike. g.a/a.k Te afermit parakalim me arkivolin ne qytet

Kortezhi i makinave qe shoqeronin arkivolin e taksistit te vrare beri nje parakalim te pazakonte ne qender te Korces e me pas ne vendin e qendrimit te taksive ne qytet per te kujtuar profesionin e 36-vjecarit Fredi Talelli por edhe per tju dhene lamtumira e fundit nga kolege te tij. Te aferm te Fredi Talellit thane se varrimi i tij do te kryhet diten e marte sot sepse familja ka vendosur te prese sa me shume ngushellime per kete tragjedi. Nderkaq nje tjeter proteste pritet te zhvillohet nga te afermit e viktimes. Ende nuk eshte vendosur nese ajo do te zhvillohet diten e sotme por burime nga te afermit u shprehen se qellimi i kesaj proteste eshte per tu kerkuar organeve shteterore denimin maksimal te autoreve te vrasjes. Fenomeni i sulmit grabitjeve e me pas vrasjes se taksisteve eshte bere mjaft shqetesues per policine. Sipas statistikave zyrtare ne nje periudhe rreth 14-vjecare jane vrare e masakruar 21 taksiste. Baxhanaku Vrasesit te denohen me vdekje

Taksisti i vrare Fredi Talelli ishte djale i vetem ndaj te afermit e tij thone se kjo ngjarje eshte nje tragjedi e rende qe ka mbyllur deren e nje shtepie. Baxhanaku i tij Gezim D. u shpreh dje se kerkonte denimin me vdekje te autoreve.
Si e mesuat lajmin per vrasjen e baxhanakut tuaj Fredi Talelli
Qe nga dita kur Fredi nuk u kthye ne shtepi dhe ne e denoncuam si person te zhdukur syte dhe mendjen i kemi pasur nga njoftimet e ndryshme. Lajmin e rende e mesuam nga media por gjate gjithe javes kemi parandier dicka tragjike te rende per fatin e Fredit. Mesnaten e se dieles mesuam nga mediat se ishte gjetur trupi i tij i vrare ne afersi te fshatit Korite. Shkuam menjehere ne polici per te konfirmuar.
Viktima kishte femije dhe familjare te tjere
Ai ka dy vajza. Disa kohe me pare i vdiq edhe e ema. Ata qe e vrane i mbyllen deren sepse ishte djale i vetem. Jo thjesht qe une e kam te afermin tim por Fredi njihej nga te gjithe si nje njeri i urte dhe punetor. Ne kerkojme denimin maksimal me vdekje. Ata qe e vrane treguan se nje njeri i punes dhe familjar i rregullt nuk mund te kete aspak siguri per jeten e tij duke qene ne te drejten e tij dhe duke sakrifikuar nate e dite per familjen me pune te ndershme.
Gjate kohes se zhdukjes patet shpresa se ishte i gjalle
Qe nga dita kur makina u gjet ne lume shpresat tone per gjetjen gjalle moren nje goditje te rende. Une dyshoja se mund te jete vrare diku ketej ne zonen tone nga persona qe e njihnin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›