Shqiperia sekreti i Europes 20 vjet nga eksodi
Por njeriu lind nga diku ne nje qytet ne nje rruge dhe keto vende nuk ndahen kurre nga ai. Kjo thenie e shkrimtarit Visar Zhiti eshte kthyer ne lajtmotivin e javes kulturore shqiptare qe po zhvillohet ne Milano te Italise me rastin e 20-vjetorit te fillimit te valeve te emigracionit shqiptar drejt vendit fqinj. Prej dates 27 nentor deri me 3 dhjetor historia turizmi dhe kultura shqiptare jane ne qender te nje serie takimesh ekspozitash dhe debatesh
ku marrin pjese perfaqesues te institucioneve italiane dhe shqiptare gazetare studente dhe aktiviste te shoqatave. Ndonese u bene 20 vjet tashme qe ne Shqiperi kane rene muret e diktatures e mbuluar nga mjegulla e tranzicionit te gjate ajo mbetet ende nje vend i pahulumtuar. Sekreti i fundit i Europes Shqiperia Lultimo sekreto dEuropa LALBANIA keshtu eshte quajtur kjo jave aktivitetesh organizuar nga Illyricum New Generation Era ACLI Kombetare Lombardia dhe Milano Patronatet ACLI dhe IPSIA Kombetare e Milano. Nje konference mbi turizmin Albania da scoprire Shqiperia per tu zbuluar ngriti siparin e aktiviteteve ku u referua mbi mundesite e medha qe ofron Shqiperia ne fushen e turizmit dhe ne nje fare menyre ishte edhe nje ftese drejtuar operatoreve te huaj turistike ta shtojne Shqiperine ne guidat e tyre. Gjate takimit u projektuan video ku prezantoheshin mundesite turistike te Shqiperise. Gjithashtu u paraqit edhe ekspozita Moment e Cristiana Schiopu mundesuar nga shoqata Dora e pajtimit. Pamje nga nje vend me bukuri natyrore mahnitese dhe te panjohura. Nje vend sekret qe ia vlen te zbulohet. Dita u mbyll me shfaqjen e filmit shqiptar Parullat me regji te Gjergj Xhuvanit mbeshtetur mbi nje tregim te shkrimtarit dhe diplomatit Ylljet Alicka. Nje film fitues i cmimit te te rinjve ne Kane dhe qe te kthen pas ne kohe rreth viteve 70 te shek. XX. Atehere kur luftohej armiku i klases kur dashurite mbikeqyreshin dhe ne faqet e kodrave formoheshin parulla ku levdohej udheheqja komuniste. Gjithcka e trajtuar nen nuancat e ironise dhe groteskut duke vene ne loje regjimin absurd komunist. Nje moment kulmor i kesaj jave ishte Festa e Flamurit ku nen ritmet e muzikes shqiptare u festua 98-vjetori i Pavaresise se Shqiperise. Nje tjeter aktivitet i rendesishem pritet te zhvillohet ne daten 3 dhjetor. Behet fjale per konferencen Njezet vjet te imigracionit shqiptar ne Itali ku do te jete e pranishme edhe kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli. Disa nga temat qe do te trajtohen jane Shqiperia sot dhe te dhenat e 20 viteve te fundit Analiza e ecurise se procesit migrator Integrim dhe bashkepunim etj. Konferenca synon te beje nje ekspoze te te gjithe fenomenit te emigracionit ne dy dekadat e fundit qe me ngjarjet e ambasadave tek dyndjet e anijeve shqiptare me refugjate deri me sot. Por jo vetem kaq. Permes shembujve konkrete behet edhe nje rrugetim ne ndryshimin e imazhit te shqiptareve tek italianet nga njerez qe arratiseshin nga syte kembet qe mbijetuan me te gjitha menyrat nga shqiptaret e kronikave te zeza te bandave te droges dhe prostitucionit tek qytetaret e integruar ne shoqerine italiane.
Thesaret e Marubeve
Pervec Shqiperise qe u eshte shpalosur italianeve permes eksodeve te medha 20 vjet me pare por edhe prej shume ngjarjeve jo rralle here te pakendshme qe percohen andej tej prej mediave eshte edhe nje Shqiperi tjeter qe ata nuk e njohin. shte Shqiperia e Marubeve. Me rastin e javes se aktiviteteve Sekreti i fundit i Europes Shqiperia do te hapet edhe nje ekspozite fotografike nga koleksioni i fototekes Marubi. shte Shqiperia e gjysmes se dyte te shek. XIX dhe e fillimit te shek. XX e cila shpaloset ne imazhet bardh e zi. Portrete grash e burrash malesore me dyfek bajraktare me fustanelle gra katolike e myslimane pasunare e lypsare peizazhe kostume... rasti i Marubeve eshte shembulli me i mire i lidhjes se hershme mes dy vendeve ndare nga nje det. Rreth viteve 1850 Pjeter Marubi arkitekt piktor dhe skulptor i detyruar te lere Italine per shkak se kishte marre pjese ne levizjen garibaldine u vendos ne Shkoder ku hapi nje studio fotografike. Ai vdiq ne vitin 1904 duke e lene studion ne emer te bashkepunetorit te tij Kel Kodheli. Studioja e Marubeve ishte nje nga me te rendesishmet ne Ballkan. Kel u be edhe fotografi zyrtar i oborrit mbreteror te Malit te Zi. Aktiviteti i tij u ndoq nga i biri Gega i cili ne vitet 20 te shek. XX u shkollua ne France prane vellezerve Lumiere. Sot arkivi fotografik i Marubit i cili ndodhet ne Shkoder ruan me shume se 100 mije negative dhe eshte nje nga shembujt unike ne Europe ne lidhje me cilesise vazhdimesise kronologjike dhe rendesise dokumentare te imazheve.
ALMA MILE