E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edit Harxhi: NATO, aleancë e suksesshme

Tiranë, 11 mars, NOA NATO përbën një nga aleancat më të suksesshme të krijuara ndonjëherë dhe Shqipëria është e nderuar që është pjesë e saj.

Një fakt të tillë e ka bërë me dijeni zv/ministrja e Jashtme, Edit Harxhi gjatë fjalës së hapjes në konferencën rajonale Koncepti i Ri Strategjik i NATO-s/ Perspektiva nga Ballkani Perëndimor, e cila organizohet nga ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim, mbështetur nga Divizioni i Diplomacisë Publike të NATO-s dhe ambasada Amerikane në Tiranë.

Më tej, ajo tha se sot përballemi me rreziqe tradicionale dhe globale, prandaj roli i NATO-s është i vlerësueshëm.

Sulmet e sistemeve përmes internetit, kërcënimi nga pirateria, shtete të dështuara apo në dështim, apo rreziqet e sigurisë nga klima globale dhe fatkeqësitë si edhe ato etnike, janë disa nga format me të cilat shfaqen kërcënimet në botën e sotme, tha Harxhi.

Më tej, ajo citoi se koncepti strategjik i NATO-s duhet të parashikojë edhe zgjerimin e aleancës, i cili duhet të garantojë vlerat e përbashkëta të anëtarëve, mes të cilëve përfshihet edhe Shqipëria.

Integrimi i vendeve të Ballkanit parashikohet si një ndër pikat kryesore të konceptit strategjik të NATO-s. Zgjerimi i NATO-s në kufijtë e Ballkanit Perëndimor mbetet një sfidë, tha më tej ajo.

Duke shtuar se partneriteti NATO-BE konsiderohet si një bashkëpunim kyç edhe për të ardhmen e vendit tonë, ndërsa Shqipëria mbështet edhe marrëdhëniet mes NATO-s dhe Rusisë.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›