Vrasja e trefishtë, 10 mln lekë për kapjen e autorit

Shtëpia e familjes Shtjefni ku ndodhi mbrëmë vrasja e trefishtë
LEZHË- 10 milionë lekë shpërblim ofron policia për këdo që jep informacion mbi vendodhjen e autorit të vrasjes së trefishtë në Lezhë.
Policia tha se kushdo që mund të ketë informacion mbi shtetasin, Katstriot Zhuba mund të telefonojë në numrin 0694106434.
Konflikti për një betoniere çoi në shuarjen e një familje të tërë një ditë më parë në Lezhë. Burrë e grua dhe djali i tyre u qëlluan për vdekje me breshëri kallashnikovi në fshatin Blinisht të Lezhës.
Viktima mbetën: Rrok Shtjefni, 52 vjeç, e shoqja e tij Mire, 50 vjeçe, si dhe djali i vogël, Fatjoni, 24 vjeç. Autori është identifikuar si fqinji i tij, 47-vjeçari Kastriot Zhuba, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë i dehur. 47- vjeçari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, dhe prej mbrëmjes së djeshme policia vazhdon aksionin për kapjen e tij.