Vrasja e tregtarit hetimet ne bashkepunim me Italine
Per zbardhjen e motiveve te vrasjes se tregtarit Dritan Skenderaj ngjarje qe ndodhi mbremjen e se shtunes ne Tirane policia ka kerkuar edhe ndihmen e policise italiane. Shkak per kete bashkepunim dyshohet te jete veprimtaria qe 39-vjecari nga Fieri ka kryer ne Itali dhe vende te tjera te Europes per rreth 10 vite qe ka jetuar si emigrant. Nga informacione qe jane marre ne rruge operative nga policia e kryeqytetit por edhe nga verifikimet e kryera nga zyra e Interpolit dhe oficeret e kontaktit rezulton qe Skenderaj eshte person i proceduar dhe i hetuar ne mungese nga drejtesia italiane per akuza te renda si trafiqe qeniesh njerezore dhe lendesh narkotike. Veprimtari qe sipas policise Dritan Skenderaj dyshohet ta kete nisur qe prej vitit 1997 ne bashkepunim edhe me disa persona te tjere nga Fieri. Me shume se zbardhja e emrave te viktimave te trafikut per policine eshte e rendesishme qe te zbuloje anetaret e tjere te grupit me te cilet Skenderaj mund te kete vepruar per te kryer keto veprimtari te jashteligjshme. Grupi hetimor dyshon se vrasja e tij me tre plumba ne momentin kur po zbriste nga makina ne lagjen 5 Maji eshte kryer per larje hesapesh. Edhe pse nuk perjashtohet edhe ndonje konflikt i tjeter natyre qe 39-vjecari mund te kete pasur me ndonje person brenda Shqiperise apo edhe jashte kufijve. Qe prej mbremjes se te shtunes kur ndodhi vrasja e pergjate gjithe dites se diel policia ka shoqeruar rreth 30 persona mes te cileve edhe familjare dhe miq te ngushte te viktimes te cilet kane mohuar qe Skenderaj te kete pasur konflikte me ndonje person. Per familjaret e tij 39-vjecari nuk ka kryer asnje veprim te jashteligjshem dhe per kete arsye nuk kishte konflikte me askend. Madje edhe banoret e lagjes ku ai u ekzekutua prane makines se tij tregojne qe Skenderaj ishte nje njeri punetor dhe mjaft i respektuar ne lagje. Dritan Skenderaj 39 vjec u ekzekutua te shtunen me 3 plumba rreth ores 2000 ne afersi te nje tuneli mes bllokut te pallateve ne rrugen Hamdi Sulce prane tregut 5 Maji ne Tirane. Oficere te Seksionit te Krimeve Kunder Jetes dhe Lirise se Personit efektiva te Komisariatit nr.4 dhe drejtues te larte te policise se kryeqytetit shkuan menjehere ne vendin e ngjarjes duke rrethuar pothuajse te gjithe zonen rreth bllokut te pallateve. et.de