Plumb kokes per sekretin e droges
Ngjarja e rende ndodhi mesditen e se dieles ne rrugen Irfan Tomini ne kryeqytet ne momentin kur viktima Erald Gjoni po dilte nga shtepia e tij. Vrasja e te riut dyshohet te jete kryer nga persona qe i kishin shitur lenden narkotike te llojit heroine nga perdorimi i te ciles 3 dite para se te vritej i riu ishte shtruar ne repartin e toksikologjise gati ne kushtet e overdozes. Ngjarja u mbajt ne sekret te plote per me shume se 24 ore nga policia madje u
konfirmua zyrtarisht si vrasje vetem ne oret e mbremjes se djeshme. Burime te rezervuara nga grupi hetimor thane se 26-vjecari dyshohet te jete ekzekutuar per ti mbyllur gojen ne menyre qe policia te mos zbulonte personat qe i kishin shitur atij dozat e heroines qe ai e konsumonte rregullisht. Madje sipas policise autoret kane qene mjaft te kujdesshem per te fshehur cdo prove te krimit. Ne vendin e ngjarjes policia nuk ka gjetur as gezhojen e armes me te cilen eshte kryer vrasja dhe asnje shenje te autoreve. Asnje banor i zones nuk ka degjuar te shtena cka do te thote se vrasja eshte kryer nga nje arme me silenciator. Policia e Komisariatit nr.2 dhe oficere te Seksionit te Krimeve kunder Jetes dhe Lirise se Personit kane shkuar ne vendin e ngjarjes pas nje telefonate te mberritur rreth ores 1300 te se dieles ne sallen operative nga kalimtaret e rastit. Erald Gjoni eshte derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak ne gjendje te rende shendetesore. Policia konfirmoi se pavaresisht faktit se ishte goditur me plumb ne koke Gjoni ka qene gjalle deri ne oret e vona te se dieles duke gdhire dita e djeshme. Por si pasoje e komplikacioneve te pesuara pas nderhyrjes kirurgjikale ka nderruar jete ne reanimacion pa mundur te flase asnje fjale dhe te tregoje se kush e kishte qelluar.
VRASJA
Ervin Gjoni ka dale per here te fundit nga shtepia e tij ne rrugen Irfan Tomini mengjesin e se dieles bashke me babane Adrianin me te cilin ka pire nje kafe ne nje lokal prane lagjes. Me pas eshte nisur per te takuar nje shok dhe eshte ndare nga i ati. shte pare per here te fundit prane pallatit te tij nga disa banore te lagjes dhe me pas eshte pare i plagosur ne nje rrugice prane nje pike karburanti. Prane tij ka pasur vetem disa pika gjaku dhe nuk eshte gjetur asnje gezhoje. Sipas burimeve nga grupi hetimor Gjoni mund te jete vrare ne tjeter vend dhe mund te jete hedhur me pas aty per te fshehur provat e krimit. Gjate ekspertizes mjeko-ligjore atij i eshte gjetur nje plumb pistolete ne koke qe i ka shkaktuar vdekjen.
HETIMET
Viktima Erald Gjoni ka dale kater here para drejtesise i akuzuar per disa vepra te ndryshme penale. Ai kishte vetem nje vit qe kishte lene qeline ku kishte vuajtur per nje vit vendimin e fundit te dhene nga Gjykata e Tiranes per vjedhje ne vitin 2008. Ndersa ishte denuar edhe me pare per te njejten akuze si dhe per prishje te rendit dhe qetesise publike. Per here te pare Erald Adrian Gjoni eshte arrestuar ne vitin 2004 nga oficeret e Antidroges se Tiranes pasi ne momentin kur po dilte nga shtepia e tij iu gjeten 5 doza heroine ne nje sasi prej 1.4 gramesh te cilat i kishte fshehur ne atlete. Por pavaresisht argumentimit te organit te akuzes qe kerkonte denimin e tij per prodhim dhe shitje lendesh narkotike Gjoni u shpall i pafajshem pasi u vertetua se ai ishte perdorues i heroines dhe jo prodhues e shperndares i saj. Sipas grupit hetimor pikerisht perdorimi i droges dyshohet ti kete kushtuar jeten dy dite me pare nga autore qe dyshohet te jene pikerisht personat qe ia shisnin.
Familjaret Prisnim te vdiste nga overdoza jo ta vrisnin
Grupi hetimor i ngritur per zbardhjen e motiveve te vrasjes se 26-vjecarit Erald Gjoni mesditen e se dieles ka marre ne pyetje edhe familjaret e tij. Ne e prisnim se nje dite ai do te vdiste nga overdoza por jo nga dora e njeriut kane deklaruar ne polici familjaret. Personi i fundit qe e ka pare dhe ka komunikuar me te diten e diel ka qene babai i tij Adrian Gjoni i cili ka dhene deklarimet e tij ne Komisariatin nr.2. Ai ka treguar se ka dale bashke me te birin nga banesa diten e diel dhe pasi ka pire nje kafe me te jane ndare pasi Eraldi do shkonte te takonte nje shok. Adrian Gjoni ka pohuar ne polici se e gjithe familja e dinte se Eraldi ishte perdorues heroine madje ishte mjekuar disa here per kete arsye. Hera e fundit qe e kishin derguar ne spital pa ndjenja ka qene 3 dite para se te vritej.
Etleva Delia