Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, 1 i plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë –Shëngjin.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur lagja Xhenjo ku një kamionçinë ka përplasur një motoçikletë me targa AC 139.
Për pasojë është plagosur drejtuesi i motoçikletës, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.