Bogdanoviç: Disa shtete kërkojnë shpërbërjen e strukturave paralele

Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, ka deklaruar se shpërbërja e strukturave paralele në Kosovë do të jetë kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian.
Në një intervistë për gazetës “Veçernje Novosti”, Bogdanoviç ka theksuar se është pothuajse e sigurt se disa vende do të kërkojnë shpërbërjen e institucioneve serbe në Kosovë, si kusht që Beogradi të marrë datën për nisjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Duke folur për zgjedhjet lokale, ai ka theksuar se votimet në Kosovë, veçanërisht në jug të lumit Ibër, nuk mund të mbahen pa mbështetjen e misioneve ndërkombëtare duke pranuar se mbajtjen e tyre e kundërshtojnë disa shtete.
Gjithashtu Bogdanoviç ka deklaruar sërish se Serbia kurrë nuk do ta pranoj pavarësinë e Kosovës dhe këtë sipas tij duhet ta kenë të qartë të gjithë.