E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja ne Dukagjin policia ne fshat per te shmangur hakmarrjen

Meshkujt e fiseve te autoreve te ngjarjes duhet te ngujohen per pese jave

Tri dite pas ngjarjes makabre te ndodhur ne fshatin Pjolle te Dukagjinit ku nje i mitur u mbyt nga tre shoke te tij per nje varese floriri policia ka vijuar te qendroje ne fshat. Frika per nje hakmarrje te mundshme te familjareve te 13-vjecarit Agim Leraj ka bere qe uniformat blu te mbajne nen vezhgim banesat e tre te ndaluarve si autore te ngjarjes. Banoret e kesaj zone e permendur per rregullat fanatike te menyres se jeteses ku thuajse cdo veprim mbeshtetet ne Kanunin e Leke Dukagjinite ka pasur te veshtire te pranoje nje vrasje kaq makabre te ndodhur mbi nje te mitur.

Ngujimi

Sipas zakoneve te zones te gjithe meshkujt e fiseve te autoreve te ngjarjes nese e kane marre persiper krimin u duhet te ngujohen te pakten per pese jave. Asnje nga meshkujt e ketyre fiseve nuk duhet te dale nga shtepiaper respekt te viktimes.

Me pas sipas zakonit te zones radhen e kane pleqeria e fshatit te cilet percaktojne sipas Kanunit te Leke Dukagjinit fajtorin dhe vendosin per meshkujt qe do te ngujohen.

Nderkohe qe dje eshte percjelle per ne banesen e fundit 13-vjecari Agim Leraj i cili tri dite me pare u vra ne menyre makabre nga tre shoket e tij pasi donin ti merrnin me force nje varese floriri. Ceremonia e varrimit te 13-vjecarit eshte bere ne vendlindjen e tij ne fshatin Pjolle te Komunes Shale ne Dukagjin. Te aferm te familjes Leraj banore te zones shoket e shkolles kane qene te pranishem ne ritin mortor te 13-vjecarit Agim Leraj. Ky u masakrua dhe me pas u mbyt ne lumin Kir nga tre shoket e tij S.M. 15 vjec E.K. 17 vjec dhe Besnik Kodren 26 vjec. Trupi i pajete i Agim Leres eshte gjetur nga banore te zones vetem pak metra larg qendres se fshatit. Djali nuk ishte kthyer ne shtepi mbremjen e se shtunes nderkohe qe u kishte thene familjareve se do te nxirrte bagetite per te kullotur ne fshatin Lotaj se bashku me shokun e tij S.M. Rruges i mituri kishte ndeshur me dy djemte me te rritur E.K. dhe 26-vjecarin Besnik Kodra te cilet kane tentuar ti marrin nje varese floriri qe i mituri kishte ne dore. Refuzimi i tij ka cuar ne dhune fizike me te dhe me pas ne mbytjen ne lumin Kir. Me pas autoret e dyshuar shkuan ne familjen e te miturit ku u dhane lajmin e kobshem se 13-vjecari ishte mbytur aksidentalisht ne lume. Kane qene familjaret qe kane denoncuar me pas ne polici e cila ka zbardhur vrasjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›