Durres babe e bir ndalohen per trafik armesh
Babe e bir ne pranga per trafik armesh dhe municionesh luftarake ne bashkepunim. Ekzekutimi i urdhrit te Prokurorise se Krimeve te Renda Tirane ka cuar ne pranga nga agjentet antitrafik Xhelil Sokolin 61 vjec dhe djalin e tij Bajram Sokoli 30 vjec. Nderkaq Gjykata e Shkalles se Pare per Krimet e Renda Tirane kishte caktuar ndaj te dyve masen e sigurise arrest ne burg qe me 12 gusht te ketij viti. Dy te arrestuarit kane lindur ne Has te Kukesit dhe banojne ne plazhin e Durresit. Ne fundjave ata jane ndaluar nga seksioni kunder trafiqeve te paligjshme ne Drejtorine e Policise se Qarkut Durres pas nje hetimi disamujor me metoda speciale te hetimit. Gjate kontrollit te baneses se Xhelileve ne plazh u gjeten e u sekuestruan 7 arme gjahu Shotgun municione per arme gjahu si dhe nje sasi baruti. Nga teresia e provave te grumbulluara me 10 shtator Prokuroria e Krimeve te Renda Tirane ndryshoi klasifikimin e vepres penale ne ngarkim te ketyre dy shtetasve nga prodhim shitje armesh dhe municionesh luftarake ne trafik armesh e municionesh luftarake.