E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata u menaxhua shume shpejt

MPPTT

Ministria e Puneve Publike dhe Transportit ka sqaruar me ane te nje deklarate publike se incidenti i ndodhur ne tunelin e Kalimashit ka ndodhur per shkak te nje avarie teknike. Ne oren 1145 te se dieles ne njeren nga dhomat teknike te galerise jugore te tunelit te Thirres ku jane te instaluar transformatoret dhe sistemet back-up te energjise ka ndodhur nje avari teknike duke shkaktuar zjarr si pasoje e djegies se nje baterie. Ne funksion te respektimit te procedurave te sigurise ne tunel operatori i tunelit ne bashkepunim me forcat e zjarrfikesve kane bllokuar qarkullimin ne galerine jugore per rreth 30 minuta kohe kjo e nevojshme per te fikur zjarrin evakuuar gazrat dhe verifikuar sistemet e sigurise ne hapesiren e tunelit - thuhet ne njoftimin e ministrise. Me tej sqarohet se brenda pak minutash situata eshte kthyer ne normalitet dhe trafiku ka vijuar normalisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›