Avokati i Popullit në NEWS24: Nuk jam militant, por kritik
TIRANE - Pak orë pas miratimit të kandidaturës së tij në Kuvend, Avokati i Popullit Igli Totozani ishte i ftuar në emisionin “Studio24”, në televizionin NEWS24. Totozani përshëndeti konsensusin mes palëve në Kuvend, duke e cilësuar si një shenjë të mirë për të ardhmen e vendit.
“Konsensusi është një gjë për t’u çmuar. Është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë, u plotësua njëri nga 12 kriteret dhe u dha një provë nga klasa politike duke gjetur gjuhën e dialogut.”- deklaroi Totozani.
Ndërkohë Totozani iu përgjigj edhe zërave që e kanë cilësuar si një kandidaturë politike, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me politikën dhe mbetet i përkushtuar për t’iu shërbyer qytetarëve me modesti e përkushtim.
“Nuk jam njeri militant, por kritik. Në këtë kuptim nuk besoj se do të jetë e vështirë të realizoj me paanshmëri dhe mbi të gjitha me pavarësi detyrën për të cilën jam zgjedhur. Kryeministri ka të gjitha instrumentet për të kuptuar që nuk kam qenë asnjëherë avokat i zotit Kokëdhima. E vetmja lidhje me Kokëdhimën është fakti që shkruaja artikuj në gazetën e tij.”- u shpreh Totozani.
Sa i përket idesë që e solli në postin e Avokatit të Popullit, Totozani sqaron se përvoja e tij dhe angazhimet në shoqërinë civile e kanë nxitur të kandidonte.
“Ideja për të kandiduar, më ka lindur vetë. Ju e dini se kam aktivitet të zgjeruar në shoqërinë civile. Kemi hasur vështirësi dhe keqkuptime që na kanë penguar në punën tonë. Kam nxjerrë mësimin se shoqëria civile është ende e pambrojtur.”,- sqaroi Totozani.
Garë të fortë dhe transparente e ka cilësuar Totozani dëgjesën publike që organizoi opozita për përzgjedhjen e Avokatit të Popullit.
“Ka qenë një garë e fortë e ndershme dhe transparente dhe mbi të gjitha publike. Është një nga ato garat që ka krijuar idenë se të rinjtë mund të fitojnë një garë me forcat e tyre. Gara e vëshirë pasi ishin 33 kandidatë, të cilët ishin njëri më i mirë se tjetri. Pasi ishin 3 profesionistë në shumë fusha. Më kanë uruar të gjithë kandidatët”,- deklaroi Totozani.
Avokati i Popullit theksoi se nuk ka asnjë njohje dhe miqësi me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama.
“Unë zoti Ramën e kam takuar dhe i kam shtrënguar dorën vetëm një herë. Ditën që Rama na mblodhi në selinë e PS-së të 12 kandidatët. Ky ka qenë kontakti i vetëm me të. Do e falenderoja zotin Rama se i krijoi mundësi të rinjve. Unë nuk kam miq në politikë”,-nënvizoi Totozani.
Ndërkaq Avokati i Popullit vlerësoi se mbështetja e ndërkombëtarëve ka qenë më tepër për procesin, se sa për personin që do të drejtojë këtë institucion. Sipas Totozanit, ndërkombëtarët kanë parë një sukses të disafishtë në këtë proces.
“Mbështetja e ndërkombëtarëve ka qenë më tepër një mbështetje për procesin. Në radhë të parë ata kanë parë zbatimin e një prej 12 prioriteteve të BE-së, por mbi të gjitha kanë parë një proces transparent dhe konkurrues.”- deklaroi Totozani.
Megjithatë Avokati i Popullit nuk përjashtoi faktin që edhe emri i tij të ketë tërhequr vëmendjen. “Përmes shkrimeve të mia në shtypin e përditshëm kam treguar se bëj pjesë tek njerëzit që kanë një ideal të madh, atë të anëtarësimit të vendit në BE.- vijoi Totozani.
Totozani duke vlerësuar punën e paraardhësit të tij, Ermir Dobjani, u shpreh se institucionit i nevoitet një reformim i plotë për të menjanuar probleme të tilla sic ishte mungesa në përzgjedhjen e një Avokati të Popullit, për një periudhë të gjatë.
“Ajo që ka caluar ka të bëjë me mbarimin e mandatit dhe mungesa e avokatit të ri. Unë mendoj se ky institucion duhet të reformohet, në mënyrë që të bëjë realizimin e parimeve të qeverisjes së mirë. Të vendosjes së standardeve europiane, që gjenden në librin e bardhë të KE. Ajo që duhet të futet është transparenca. Ai duhet të jetë shembull i një institucioni të hapur me qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet shtetërore. Së dyti do jetë një institucion që vendimmarrja nuk do t'i takojë vetëm Avokatit Popullit, por një aleance të madhe, medias, qytetarëve, ndërkombëtarëve”,- sqaroi Totozani.
(E.Nurcelli/E.Menga/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Kuvendi miraton Igli Totozanin në postin e Avokatit të Popullit