E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja në Kallamata, krimineli ishte në makinë me viktimat

KALLAMATA - Vazhdojnë të dalin në dritë detaje mbi vrasjen e dyfishtë dhe shumë të tmerrshme, që ndodhi të martën në mbrëmje në fshatin Plati, në Kallamata të Greqisë. 

Mediat greke thonë se policia dyshon që autori i krimit ka qenë bashkë me viktimat në makinë. 

Nga përpunimi i të dhënave në vendin e krimit, duket se vrasësi ka qenë në makinë kur qëlloi me një armë gjahu në kokë 35 vjecarin, ndërsa ai ishte duke ngarë makinën. Qëllimi ka qënë që makina të bjerë në mënyrë të pakontrolluar në kanal dhe uji ta merrte me vete së bashku me viktimën. 

Sipas policisë, fëmija 3 vjecar u bë dëshmitar i asaj që ndodhi brenda Mercedezit të zi. Kjo e ka frikësuar autorin e krimit që e qëlloi fëmijën e pafajshëm me thikë në qafë. 

Nuk duket që krimi të jetë paraprirë nga ndonjë përleshje mes kriminelit dhe viktimës. 

Policia ka hasur në vështirësi për gjetjen e shenjave që do ndihmonin në identifikimin e shpejtë të autorit, pasi makina ra në kanal dhe u mbush me ujë. 

Të dhënat e para të policisë bazuar edhe në dëshmitë e personave të njohur, bëjnë fjalë se vrasja ka ndodhur për konflikte ekonomike, por ende nuk është e qartë nëse autori është një, apo më shumë. Saçma ciftes dhe disa sende të tjera, do të mund çojnë policinë në gjurmët e kriminelëve. 

Ironia është se fëmija i pafat 3 vjeçar gjendej në Greqi vetëm prej një muaji. Ai ishte i vogli i familjes dhe jetonte me nënën e tij në Shqipëri. Për shkak se familjen e kishte në Shqipëri, Filipi e shihte shumë rrallë fëmijën e tij dhe ditët e fundit po përjetonte me gëzim, faktin që e kishte pranë. 

Bashkëshortja e fatkeqit Filip Mezani ka dëshmuar në polici, nëpërmjet një përkthyesi dhe ka dëshmuar se nuk jetonte në Greqi, ndaj nuk dinte lidhjet e bashkëshortit të saj në fshatin ku ai jetonte.
Lidhje te tjera Greqi, “dritë” mbi misterin e vrasjes së dyfishtë në Kallamata

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›