Merkel: Europa ka nevojë për bashkim fiskal
BERLIN – “Europa po punon për krijimin e një bashkimi fiskal, në përpjekje për të zgjidhur krizën e borxheve në eurozonë.”
Ka qënë kjo deklarata e kancelares gjermane Angela Merkel gjatë fjalimit në Bundestag, ku tha se nevojitet një traktat i ri i BE-së për të krijuar një union të tillë dhe për të vendosur një disiplinë fiskale.
Të hënën pritet që Merkel të takohet me presidentin francez Nikola Sarkozy, i cili gjithashtu ka bërë thirrje për ndryshime të traktatit të BE-së. Në fjalimin e saj, Merkel premtoi hapa konkrete drejt këtij unioni fiskal.
“Kemi nevojë për disiplinë buxhetore dhe mekanizma efektivë për menaxhimin e krizës. Ndaj duhet të ndryshojmë traktatet ose të krijojmë të reja”-tha Merkel.
Qeveria gjermane kërkon ndryshime të traktatave të BE-së për të bërë të mundur vënien e vetos në rast se ndonjë nga vendet e eurozonës shkel rregullat.
(er.nu/news24/BalkanWeb)