Merkel: Serbia s’ka plotësuar kushtet për statusin kandidat
BERLIN– “E vetmja rrugë e Serbisë drejt Bashkimit Europian mund të jetë përmes normalizimit të raporteve me Kosovën”. Kështu ka deklaruar kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke folur sot në mëngjes para Bundestagut gjerman.
Merkel theksoi se kushtet që i janë vënë Serbisë për marrjen e statusit kandidat për në BE, deri tani nuk janë plotësuar.
“Më vjen vërtet keq që Serbia nuk ka përmbushur kriteret. Serbia nuk mundet vetëm se të fajësojë veten, pasi ka kontribuar për atmosferën e ditëve të kaluara, ku dy ushtarë të KFOR-it mbetën të plagosur, pasi u qëlluan me armë”- deklaroi Merkel.
Diplomatët në Bruksel bënë të ditur se mendojnë që pas deklaratës së kancelares gjermane, është bërë pothuajse e pamundur që Serbia të marrë statusin e kandidatit në samitin e BE-së, javën e ardhshme.
(er.nu/BalkanWeb)