Prangat 27-vjecarit grabiti me arme tre dyqane
Policia e Shkodres ka vene ne pranga nje te ri qe brenda nje dite kishte grabitur dy objekte nje dyqan telefonash dhe nje kazino. I Arrestuari eshte Edi Gjoka 27-vjecar nga fshati Barbullush i Shkodres kishte arritur te vidhte rreth 260 mije leke te reja ne dy kazino dhe nje dyqan. Sipas policise vetem diten e merkure ai ka grabitur nje dyqan telefonash dhe nje kazino. Ne dyqanin e telefonave me ane te kercenimit me arme ai ka marre shumen prej 117 mije lekesh te reja grabitje kjo e ndodhur rreth ores 1500. Ndersa vetem dy ore me vone ai ka mundur qe po me te njejten taktike te grabise ne lagjen Qemal Stafa Shkoder ne nje lokal Apex Kazino shumen prej 120 mije lekesh te reja. Nderkohe qe pas arrestimit u vertetua se Gjoka ka vjedhur ne daten 29 dhjetor ne nje tjeter kazino shumen prej 30 mije leke te reja. Gjate arrestimit policia arriti qe ti sekuestroje atij edhe shumen prej 120 mije lekesh te reja.