E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Synimi iLSI-së, bashkiae Tiranës

TIRANë- Në mbledhjen e Komitetit Drejtues të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Kreu i saj, Ilir Meta deklaron se, “synim i forcës që ai drejton është Bashkia e Tiranës”, duke iu referuar kështu zgjedhjeve të ardhshme.

Sipas Metës, “në bashki ka mungesë vizioni për zhvillimin e qytetit”. Kreu i LSI-së ka folur edhe për koalicionin e saj me Partinë Demokratike, “duke i quajtur ato të rëndësishme”.

Meta theksoi më tej se raportet me PD janë konstruktive, ndërsa shtoi se, “jemi në një koalicion por jo në një parti”. Nuk dihet ende nëse LSI do të kandidojë në zgjedhje së bashku me PD, apo me kandidatë të LSI.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›