Vrasja në Maqedoni, LSI: Akt kriminal, të ruhet qetësia

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes sekretarit të përgjithshëm të saj, Luan Rama, ka dënuar ashpër ngjarjen e ndodhur ne fshatin Smilkovc të Shkupit, ku në rrethana ende të paqarta mbetën të vrarë pesë persona. Në një konferencë për shtyp Rama dënoi tentativat dhe grupet kriminale që synojnë të nxisin dhunë ndëretnike në vend.
“Dënojmë aktin dhe humbjen e jetës së pafajshme të qytetarëve, si një akt kriminal që synon të krijojë destabilitet politik. Është për të ardhur keq që ka grupe të caktuara që synojnë të provokojnë situata të tilla ndëretnike. Ajo që ka rëndësi është stabiliteti dhe fryma bashkëpunuese, në mënyrë që Maqedonia të përbushë synimet e saj për anëtarësimin në BE” –tha ai.
Duke u shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimave, Rama ka inkurajuar autoritetet shtetërore që të hetojnë plotësisht këtë ngjarje.